Rajoni

​Gara për kryetarin e PD-së, kryeson Lulzim Basha

Shpërndaje

Rreth 75 mijë demokratë kishin të drejtën e votës sot, për të vendosur kryetarin e Partisë Demokratike, për katër vjetët e ardhshëm.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Kolonjë, ku kanë votuar 244 nga 287 qytetarë me të drejtë vote. Në qytetin juglindor, kryeson kryetari aktual Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka siguruar 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.

Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq, ku gjithsej kanë votuar 517 demokratë. Lulzim Basha ka siguruar 411 vota, Agron Shehaj 90, Fatbardh Kadilli 8 dhe Edith Harxhi 7 vota. Ndërkohë, një votë është vlerësuar e pavlefshme.

Ndërkohë, rezultatet janë ndryshe në Selenicë të Vlorës, ku ka fituar Agron Shehaj, me 119 vota. Kandidati Shehaj ndiqet nga Lulzim Basha, me 102 vota. Dy kandidatët e tjerë, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, kanë mundur të sigurojnë vetëm nga një votë.

Edhe në Kurbin, Lulzim Basha ka fituar bindshëm, me plot 1016 vota. 74 demokratë kanë votuar Agron Shehajn për kryetarin e partisë së tyre, 8 demokratë kurbinas i kanë dhënë votën Edith Harxhit, ndërsa 7 të tjerë, Fatbardh Kadillit.

E para që ka përfunduar procesin e numërimit në kryeqytet, është Njësia numër 8, ku kryeson bindshëm Lulzim Basha, me 1.905 vota. Për Agron Shehajn, janë numëruar 28 vota, për Fatbardh Kadillin 14 vota dhe për Edith Harxhin 8 vota.

Edhe në Njësinë numër 5, ka fituar Lulzim Basha, me 567 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj, me 94 vota. Edith Harxhi ka marrë 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 11 vota.

Demokratët shkodranë kanë votuar në 2 qendra votimi. Numërimi ka përfunduar dhe në dyja qendrat e votimit kryeson kryetari aktual Lulzim Basha.

Në QV-në e parë, Basha ka marrë 633 vota, Agron Shehaj 59 vota, Edith Harxhi 12 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 7 vota.

Në QV-në e dytë të qytetit verilindor, Lulzim Basha kryeson me 404 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 89 vota. Për Edith Harxhin janë numëruar 8 vota, ndërsa për Fatbardh Kadillin 7 vota.

545 vota shkojnë për Lulzim Bashën nga demokratët e Librazhdit. Në këtë qytet, kandidatët e tjerë numërojnë pak vota. Konkretisht, 56 vota për Agron Shehajn, 7 vota për Fatbardh Kadillin dhe 4 vota për Edith Harxhin.

Në Gjirokastër, ka fituar Lulzim Basha, me 247 vota. Agron Shehaj ka marrë 127 vota, Edith Harxhi 21, ndërsa Fatbardh Kadilli 11 vota.

Në Përmet janë numëruar 147 vota për Lulzim Bashën, 32 për Agron Shehajn dhe nga 24 vota për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin.

Në Këlcyrë, Lulzim Basha ka fituar me 114 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 62 vota. Fatbardh Kadilli ka marrë 6 vota, ndërsa Edith Harxhi 2 vota.

Në Tepelenë, Lulzim Basha kryeson me 96 vota. Agron Shehaj numëron 46 vota, Edith Harxhi 5 vota dhe Fatbardh Kadilli 3 vota.

Në Memaliaj, Lulzim Basha ka marrë 177 vota, Agron Shehaj 46 vota. Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë siguruar 2 vota secili, në këtë qytet.

Në Delvinë, kanë votuar 295 demokratë. Lulzim Basha ka fituar me 205 vota. Agron Shehaj ka marrë 57 vota, Edith Harxhi 29 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 4 vota.

Edhe në Vlorë, Lulzim Basha ka fituar bindshëm, duke grumbulluar 1057 vota. Demokratët vlonjat i kanë dhënë 666 vota Agron Shehajt, 83 vota Edith Harxhit dhe 50 vota Fatbardh Kadillit.

Demokratët iu drejtuan qendrave të votimit në qytetet e tyre, që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm, për të zgjedhur kryetarin e ri të së djathtës, mes katër kandidatëve: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, që ishte i parë që shpalli kandidaturën e tij, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, që e lanë Partinë Demokratike sërish në opozitë./tch