RajoniTop Lajme

Gruaja me katër jetimë nuk paguan dot qiranë, shqiptarët e bëjnë me shtëpi

Shpërndaje

Katër jetimët të cilët jetonin në Bathore bashkë me nënën e tyre Marjanin nuk e prisnin që jeta e tyre do të ndryshonte pas vizitës së Elvisit dhe Fatmës. Marjana gjatë bashkëbisedimit u tregon vështirësitë e përditshme e mundojnë. Ajo i tregoi Fatma Nacit se fëmijët i le vetëm, në banesë pasi detyrohet të shkojnë në punë në Kamëz.

Elvisi e pyet a do të hiqte dorë nga puna nëse dikush do e ndihmonte duke i lidhur një pension mujor. Marjana ja kthen se kjo është gjëja që dëshiron më tepër. E gjatë kësaj kohë fëmijët rrinë të trishtuar derisa Elvisi i njofton se të gjithë bashkë do të shkojnë tek shtëpia e re. Jetimët ndodhen mes ëndrrës e realitetit. Marjanes nuk i besohet dhe i pyet shpesh për siguri Elvisin dhe Fatmën nëse e kanë me te vërtetë apo jo. Elvisi u thotë që të shkojnë dhe ta zbulojnë vetë.

Sapo hapin derën e apartamentit, fëmijët “fluturojnë” nga gëzimi dhe mrekullohen nga ajo që shikojnë. Është gjithçka që kishin ëndërruar. Njëzëri falënderojnë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe Elvis Nacin që ua mundësoi këtë ëndërr të madhe. Djali 10-vjeçar i Marjanës falënderon Elvisin duke i thënë se ja ka bërë ëndrrën realitet.

Ndiqni klipin në vijim….