I nxehti afrikan vjen në Kosovë, kaq priten të jenë temperaturat javën e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme në Kosovë, temperaturat në nivel vendit pritet të shkojnë deri në 40 gradë celsius.Sipas “Prishtina Weather”,temperaturat e larta në Kosovë pritet të sjellin edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit.
Njoftimi i plotë:
19.06.2021 – Vala e të nxehtit që do të shtrihet mbi rajon javën e ardhshme, e ku priten temperatura jashtëzakonisht të larta, edhe mbi 35°C, mund të sjell përkeqësim edhe të cilësisë së ajrit.
Me këtë valë të të nxehtit, mbi rajon do të depërtojnë edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, madje sipas modeleve parashikuese, koncentrimet mund të jenë edhe deri në 200 mikrogram për metër kub, që do të ndikojnë në rritje të grimcave të materies PM10. Me këto koncentrime vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit mund të kalojnë edhe në vlera të dobëta.
Mirëpo mbetet të shihen zhvillimet e situatës sinoptike në qoftë se kjo sasi e pluhurit do të shtrihet edhe në vendin tonë.