Jep dorëheqje sekretari i Shëndetësisë në Britani, pasi u kap me asisteten e tij
Matt Hancock ka dhënë dorëheqje në pozitën e sekretarit shëndetësor, në një letër drejtuar Boris Johnson.
Dorëheqja vjen pas shfaqjes së pamjeve të turpshme duke u puthur me sekretaren e tij më 6 maj, kur publiku ende këshillohej të mos përqafonte njerëzit përtej shtëpisë së tyre, raporton The Guardian.
Sekretari i shëndetësisë tashmë ishte përballur me pyetje në lidhje me marrëdhënien e tij me Gina Coladangelo, një shoqe universitare e cila u soll për të qenë drejtoreshë jo-ekzekutive në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC).
Hancock është përballur me presion të madh publik javët e fundit. Ish-këshilltari i kryeministrit Johnson, Dominic Cummings ka thënë se ai e kishte nxitur kryeministrin të shkarkonte sekretarin e shëndetësisë deri më 20 herë.