Lëshohet në përdorim ura për këmbësor në Strimnicë të Komunës së Zhelinës (Foto)
Dje Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu bashkë me disa qytetarë të Strimnicës kanë përuruar urën për këmbësorë e cila ishte një ëndërr shumë vjeçare për qytetarët e f.Strimnicë, ku tani të gjithë qytetarët e sidomos nxënësit e anës së poshtme nuk do kenë problem për të kaluar lumin Vardar ku me dekada kanë ecur mbi urën e vjetër duke pasur edhe frikë mos i shkel ndonjë makinë. Tani për të gjithë qytatarët e Strimnicës por në veçanti për nxënësit është zgjdhur një problem shumë vjeçar, ku frika dhe ankthi për çdo kalim mbi urën e vjetër do të mbetët e kaluar.
Postimi dhe njoftimi nga Kryetari Blerim Sejdiu:
E bukur po, e sigurtë po se po!✅
Vazhdojmë me punimet tona gjithandej!
Sot realizuam edhe një projekt të shumë pritur nga qytetarët e Strimnicës, ku çdo moment rrezikoheshin kalimtarët e sidomos nxënësit e këtij fshati, të cilët çdo ditë duhej ta kalojnë urën e vjetër në këmbë, për të shkuar në shkollë apo pjesën tjetër të fshatit. Me këtë e përmbyllim një problematikë të vjetër për banorët e këtij fshati.
Me këtë urë nuk lidhëm vetëm dy pjesët e një toke, por edhe zemrat e një fshati.
Komuna e Zhelinës si asnjëherë më parë, në shërbim ndaj qytetarëve.
#Punë
#joFjalë
#komunaezhelines #strimnic #strimnicë