Maqedoni

Ministri Hoxha kundër Kryeministrit Zaev

Shpërndaje

Mënyra e jetës është shumë individuale dhe gjithkush ka të drejtë të jetoj si dëshiron. Kjo është demokracia. Por, vlerat e familjes janë mbi gjithçka. Ato janë bazë për ndërtimin e një të ardhme të shëndoshë, është shprehur ministri Hoxha në rrjetin e tij facebook.

“Si prind, nuk kam argumente që tre fëmijëve të mijë t’ju gjej arsye për të shpjeguar se çfarë krenarie promovohet në paradat që paralajmërohen.

E respektoj dhe çmoj lirinë po aq sa respektoj edhe mendimet ndryshe për tema të caktuara, mirëpo për mua si person publik dhe përfaqësues politik i Lëvizjes BESA në Qeveri, institucioni familje dhe vlera morale dhe tradicionale për atë se çka paraqet familja është diçka e shenjtë!”, ka shkruar ai.