Në Tetovë gruaja godet burrin me çekiç, e lë në vend
Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë ku gruaja e përkatësisë maqedonase ka goditur me çekiç në kokë burrin e saj shqiptar.
Nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia momentalisht po kryen ekspertizën.
Gruaja 38 vjeçare e lindur në Prilep ka paraqitur vazhdimisht dhu*nën në polici nga bashkëshorti i saj 48 vjeçar shqiptar nga Tetova.
Zënka e fundit ka qenë motivi i vr*asjes, ku gruaja mes pl*agëve të shkaktuara nga bashkëshorti ka goditur të njëjtin me çekan duke e lënë pa shenja jete.