MaqedoniTop Lajme

Presidenti Stevo Pendarovski takohet me Presidentin turk Erdogan

Shpërndaje

Nga sot – 17 qershor 2021, e enjte, Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të anëtarëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Antalia.

Pendarovski është planifikuar të mbajë fjalim në samit dhe do të ketë një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Ai gjithashtu do të takohet me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

“Të premten, 18 qershor 2021, Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë që mbahet për herë të parë nën moton “Diplomacia inovative: një epokë e re, qasje të reja”.

Në forum, Presidenti Pendarovski do të flasë në panelin diskutues presidencial mbi “Si të forcojmë solidaritetin rajonal në dritën e mësimeve të marra”, njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit.