Rikthehet në lojë Rafiz Aliti – kandidon për komunën Saraj nga BDl
Partitë politike tashmë kanë filluar t’i plasojnë emrat eventual për zgjedhjet lokale të tetorit. Beteja më e madhe e kandidaturave për zgjedhjet lokale vazhdon të jetë brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim. Jozyrtarisht, thuhet se lufta më e madhe në BDl, po zhvillohet brenda faksioneve të ndryshme të tyre, në degët Çair, Saraj, Likovë dhe Tetovë.
Përkundër përplasjeve në degën e Çairit mes fraksionit të Artan Grubit dhe nënkryetarir Izet Mexhiti, vërehet se në këtë parti po zhvillohet edhe një betejë e ashpër politike të fshehtë në degën e Sarajit. Burime jozyrtare brenda dega BDl-Saraj, thonë që së shpejti do të dihet se kush do të jetë kandidati i tyre për këtë degë edhe pse ka rifilluar një përplasje e ashpër politike në terren mes grupit të kryetarit aktual, Blerim Bexhetit dhe grupit të Rafiz Alitit – komandant “Mësusit”.
Sipas informatave brenda kësaj partie, thuhet që kryetari Ali Ahmeti për kandidat të Sarajit preferon që ta nxjerr komandant Msusin – Rafiz Alitin, rivalin më të fuqishëm të kryetarit aktual të Sarajit, Blerim Bexhetin. Se si do të përfundon kjo betejë e ashpër e BDl-së në Saraj, kjo do të dihet shumë shpejt, pasi që gjatë këtyre ditëve Ali Ahmeti pritet që të zhvillojë takim me dyja palët./almakos