RajoniTop Lajme

Samiti i NATO-s/ Rama i pranishëm në Bruksel krah liderëve botërorë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel.

Krah liderëve botërorë, mes tyre presidenti i SHBA-së, Joe Biden, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel , ai ka shijuar performancën.

Rama shoqërohet nga drejtori i tij i Komunikimit, Endri Fuga, ndërsa pritet që të takohet edhe me homologun grek.

Kujtojmë se ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.

Ndërsa me interes të veçantë pritet edhe takimi i tij me presidentin turk Erdogan në orën 17:05 minuta.

Presidenti amerikan përmbyll vizitën 8-ditore në Evropë me takimin në Gjenevë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.