UT i fton absolventët të bëhen pjesë e ceremonisë madhështore të diplomimit!
Universiteti i Tetovës i fton të gjithë absolventët të bëhen pjesë e ceremonisë madhështore të diplomimit, që organizohet në UT, shkruan ALBAZONE MEDIA.
NJOFTIM I PLOTË:
Universiteti i Tetovës i fton të gjithë absolventët të bëhen pjesë e ceremonisë madhështore të diplomimit, që organizohet në UT! Ceremonia do të mbahet në hapësirën para Rektoratit të Universitetit të Tetovës, në prani të mediumeve, prindërve, mentorëve, stafit akademik dhe miqve tuaj.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë absolventët e UT-së, të cilët do të regjistrohen në sportelet e referentëve të fakulteteve, nga data 21 deri më 25 qershor 2021.
Mos lejoni që t’u ikë rasti! Bëhuni pjesë e ceremonisë!
HIDHNI KAPELAT!!!