Gjermania afër njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës
Gjermania është afër njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës.
Kështu bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj.
Ai sot u takua me drejtorin Ministeral në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit.
Që një kohë Kosova dhe Gjermania kanë nisur negociatat për njohjen e patentë-shoferëve.
Nga dy vendet janë formuar edhe grupe punuese për ta finalizuar marrëveshjen.