Gjermania do të japë tre milionë vaksina për Ballknin Perëndimor
Gjermania do të japë tre milionë doza të vaksinave kundër Kovid-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Dhe do ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo në një konferencë shtypi pas “Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor 2021”, nikoqire e së cilës ishte ajo.