Kosovarët garojnë me Lamborghini dhe BMW me shpejtësi marramendëse drejt Vlorës, ikin nga policia
Policia në Fier ka ndaluar dy kosovarë, të cilët kanë qenë duke shkuar drejt Vlorës, me shpejtësi marramendëse, njofton ALBAZONE MEDIA.
Në njoftimin e policisë së Fierit, bëhet e ditur se vetura ka qenë duke lëvizur 225 kilometra në orë.
“Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës. 225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës. Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMW” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h”, thuhet në njoftim.