RajoniTop Lajme

Mjeku kroat jep detaje nga aksidenti i autobusit kosovar: 45 persona janë të lënduar, 8 rëndë

Shpërndaje

Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Mediumi index.hr ka bërë të ditur se 45 persona janë pranuar në spital për shkak të këtij aksidenti.

Drejtori i spitalit, Josip Samardžić, ka thënë se 45 persona janë pranuar në spital që nga ky mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod.

Ndërsa, tetë prej tyre janë pla*gosur rëndë.

Këtë mëngjes rreth orës 06:20 në autostradën afër Slavonski Brod, pranë stendave të taksave në korsinë jugore, një autobus me targa të Kosovës ka dal nga rruga, si pasojë 10 persona kanë vdekur.

Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin, të cilin e ka vlerësuar nga më të rëndat deri tani.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të pla*gosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.