MaqedoniTop Lajme

Në Universitetin e Tetovës u përurua Parku Teknologjik “Apolon”

Shpërndaje

Në UT, sot u inaugurua një nga projektet e inovacioneve, jo vetëm brenda Kampusit Universitar, por në të gjithë komunitetin akademik dhe shkencor të rajonit, Parku Teknologjik “Apolon”. Ky projekt u jetësua falë vullnetit të mirë të udhëheqësve të Universitetit dhe kontributit të Prof. Dr. Kenan Feratit dhe familjes së tij. Në përurimin e këtij Parku teknologjik, i cili është ndërtuar në tre shtylla kryesore, atë të teknologjisë, shkencës dhe inovacionit, morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, donatori Prof. Dr. Kenan Ferati, .

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Rahman Ismaili, stafi akademik dhe administrative i UT-së, studentë dhe shumë personalitete të jetës publike, politike dhe shoqërore të vendit tonë.

Në UT, sot u inaugurua një nga projektet e inovacioneve, jo vetëm brenda Kampusit Universitar, por në të gjithë komunitetin akademik dhe shkencor të rajonit, Parku Teknologjik “Apolon”. Ky projekt u jetësua falë vullnetit të mirë të udhëheqësve të Universitetit dhe kontributit të Prof. Dr. Kenan Feratit dhe familjes së tij. Në përurimin e këtij Parku teknologjik, i cili është ndërtuar në tre shtylla kryesore, atë të teknologjisë, shkencës dhe inovacionit, morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, donatori Prof. Dr. Kenan Ferati, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Rahman Ismaili, stafi akademik dhe administrative i UT-së, studentë dhe shumë personalitete të jetës publike, politike dhe shoqërore të vendit tonë.

“Jemi sot këtu, në Universitetin e Tetovës për ta promovuar parkun Teknologjik “Apolon”, ku është realizuar një iniciativë shumë e mirë dhe për ta përshëndetur, sepse sot ka marrë edhe formën e tij ky projekt. Parku Teknologjik në vete ngërthen tri fazat e tij përbërës, në kuptimin e inkubimit, si fazë fillestare, të bizneseve, qofshin ato standarde apo fillestare, ose bizneseve me përvojë dhe praktika të deritanishme, pse jo edhe të mirëfillta. Faza e dytë e Parkut Teknologjik, e cila është gjithashtu me rëndësi, është ajo e përshpejtimit të këtyre proceseve të sapolindura, ndërsa faza e tretë e Parkut Teknologjik ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve të sapo nisur dhe të bizneseve ekzistuese. Pra, një zhvillim të qëndrueshëm të bizneseve me ç’rast do të vlerësohet edhe kontributi pozitiv i komunitetit të biznesit në kuptimin rajonal dhe ndërkombëtar, duke ditur se këtu do të marrin pjesë edhe kompani të huaja, të cilat do të përfillin eksperiencat e tyre në bizneset vendore dhe gjithashtu do t’i inkuadrojmë edhe studentët të përfitojnë nga njohuritë dhe përvojat e tyre dhe të realizojnë edhe punësimet e tyre,” – tha Prof. Dr. Raman Ismaili, Dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës.

Hapjen e Parkut Teknologjik në UT e përshëndeti edhe Zëvendëskryeministri i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Ai u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur që merr pjesë në hapjen e Parkut Teknologjik “Apolon” dhe e përgëzoi Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti, si dhe profesorët për gjithë këtë punë të cilën e kanë bërë, por edhe investitorin privat për bashkëpunimin me Rektoratin në sjelljen e këtyre risive në kuadër të Universitetit të Tetovës, i cili çdo ditë e më tepër po bëhet më i përputhshëm me sfidat e të nesërmes, duke iu mundësuar studentëve zhvillim dhe avancim të mëtejmë. “Uroj që ky park teknologjik të jetë i suksesshëm dhe mos të jetë hapi i fundit i bashkëpunimit midis Rektoratit dhe sektorit privat, si dhe në aspektin e thithjeve të investimeve të huaja, të cilat do të jenë mundësi shtesë edhe për studentët, që këtu të punësohen të nesërmen. Andaj, e përgëzoj shumë edhe donatorin, përgëzoj shumë edhe Rektoratin për punën e bërë dhe vetëm se mund të ju shpreh mbështetje të plotë nga ana e Qeverisë për zhvillim të mëtejmë të arsimit dhe në dobi të studentëve tanë, që nesër t’u hapen dyert edhe për punë moderne, në këtë botë shumë të zhvilluar që po jetojmë ne sot”- u shpreh me këtë rast Zëvendëskryeministri i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Investitori i këtij Parku Teknologjik, njëherazi edhe profesor në Universitetin e Tetovës, Prof. Dr. Kenan Ferati u shpreh se ndjen kënaqësi të veçantë sot, për shkak të inaugurimit të Parkut Teknologjik “Apolon”, ngjarje kjo e cila ka një karakter shumë fisnik. “Për ne si staf i universitetit, por edhe nga sektori privat, ndjej kënaqësi të madhe që mu mundësua këtë ta realizojmë së bashku me Universitetin e Tetovës. Shpresoj që investime të këtilla, donacione të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen nga ana jonë, por shpresoj që kjo të jetë edhe një shtytje për të gjithë ata arsimdashës ose njerëz të vullnetit të mirë, të cilët duan një pjesë të veten ta betonojnë ose ta vendosin në projekte të kësaj natyre” – tha investitori i këtij Parku Teknologjik, njëherë edhe profesor në Universitetin e Tetovës, Prof. Dr. Kenan Ferati.

Deri më tani, UT-ja ka arritur për Parkun Teknologjik të ndërtojë një ambient komfort e të pajisur me gjithçka që duhet, për zhvillimin e bizneseve dhe ideve kreative. Në ditët në vazhdim, këto hapësira do të kontraktohen nga brende të huaja, kryesisht amerikane dhe evropiane të cilat do t’i vendosin departamentet e tyre, sidomos ato të shërbimeve të marketingut dhe teknologjisë informative.