Nga mesnata do ketë çmime të reja të benzinës
Nga mesnata çmimi i benzinës do të rritet për gjysmë denari, derisa dizeli edhe gjatë kësaj jave do të shitët me çmim të njëjtë, kështu vendosi në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimet më pakicë të Euro-Super BS-95 do të jetë 72 denarë për litër, Euro-Super BS-98 do të shitet për 74 denarë për litër,
Dizeli edhe këtë javë do të vazhdoj të shitet për 63 denarë për litër. Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.