RajoniTop Lajme

Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë: Deputetët e Listës Serbe largohe nga salla

Shpërndaje

Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar sallën plenare në momentin e diskutimit për propozim-rezolutën e dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Të dhjetë deputetët serb lëshuan sallën kur deputeti nga komuniteti boshnjak, Bahri Shabani mori fjalën për ta argumentuar propozim-rezolutën.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,

4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,

8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.