BotaTop Lajme

“Sistemi raketor turk HISAR A+ i dorëzohet ushtrisë, HISAR O+ i gatshëm për prodhim serik”

Shpërndaje

Presidenti i Industrisë së Mbrojtjes (SSB) pranë Presidencës së Turqisë, Ismail Demir, deklaroi se Sistemi Raketor i Mbrojtjes Ajrore HISAR A+ është dorëzuar me të gjithë elementët e tij tek forcat e armatosura të vendit, kurse sistemi HISAR O+ ka arritur në fazën e prodhimit serik, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dy lajme të mira nga HISAR. Sistemi HISAR A+ është dorëzuar me të gjithë elementët e tij. HISAR O+, i cili shkatërron shënjestrat me shpejtësi të lartë në rreze të gjatë dhe lartësi të madhe në shkrepjen e kokave luftarake, po shkon në prodhim serik. Qoftë me fat! Nuk ka të ndalur. Vazhdojmë në rrugën e duhur”, shkroi Demir në Twitter.

Ndërkaq, në një deklaratë, Kryesia e Industrisë së Mbrojtjes tha se projekti i sistemeve ajrore HISAR është zhvilluar me mundësi vendase, në bashkëpunim me Aselsan-Roketsan. Sistemet kanë efikasitet 360 shkallë dhe mund të angazhohen dhe gjuajnë në drejtim të gjashtë objektivave në të njëjtën kohë.

Sistemi HISAR A+ ka rreze veprimi prej 15 kilometrash, kurse HISAR O+ deri në 25 kilometra.

Të afta për të vepruar në të gjitha kushtet atmosferike, sistemet HISAR janë efektive kundër avionëve luftarakë, helikopterëve, raketave ajër-tokë, raketave lundruese dhe dronëve.

Sistemet do të përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen ajrore të Turqisë.