Tragjedia në Kroaci/ Ky është shoferi që vdiq në aksident (Foto)
Dhjetë kosovarë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova.
Në mesin e viktimave nga kompania “Deva Tours”, e kanë konfirmuar për Sinjalin se është edhe njëri nga shoferët.
Sinjali mëson se ai është Naser Sylmetaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur nipi i tij, Besnik Shuti.
“O rahmet të pastë shpirti, o daja Naser Sylmetaj, po ashumë kom pasë dëshirë hala me nejt me ty breee”, ka shkruar ai.