BDI finalizon kandidaturat, Ganiu në Çair, Bexheti në Saraj, Arifi në Tetovë, Bejta në Gostivar
Partia shiptare në pushtet BDI tani më ka vendosur 19 kandidaturat për komunat ku do të garojnë. Funksionari i partisë Artan Grubi konfirmon se në Çair do të rikandidohet Visar Ganiu, në Dibër Hekuran Duka, Erkan Arifi në Likov, Ramiz Merko në Strugë dhe në Saraj Blerim Bexheti.
“Në veçanti në komunat Çair, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, kemi zhvilluar anketime shumë voluminoze me nga 1000 të anketuar për secilën prej këtyre komunave, dhe jo vetëm njëherë por disa herë dhe na del që kandidatët që qytetarët i përkrahin më shumë janë Fatmir Dehari për Kërçovë, Nevzat Bejta për Gostivar dhe Teuta Arifi për komunën e Tetovës.”- deklaroi Grubi.
Pas shpalljes së zgjedhjeve nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi më 6 gusht, KSHZ të njëjtën ditë miratoi edhe afatet për procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas vendimit të KSHZ, partitë politike kanë afat që deri më 11 shtator t’i dorëzojnë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe për këshilltarë komunal.