RajoniTop Lajme

Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviç kriminelin e luftës Radovan Karaxhiçin, kur e kishte takuar në një hotel? (Video)

Shpërndaje

Goran Bregovic kishte pranuar se ishte takuar me të dënuarin për krime ndaj njerëzimit në Bosnjë, Radovan Karaxhic. Ai është munduar të shpjegojë deklaratën e tij kur e kishte pyetur Karaxhicin se si po shkonin punët në lidhje me luftën.

Bregović atëherë tha se një herë e takoi Karaxhiçin në një hotel në Beograd dhe e pyeti “Si po shkon çështja jonë?”. Për të cilën Karaxhiç u përgjigj: “Ne po fitojmë 100 përqind”!

Bregovic, i pyetur tash së fundi se cka ka nënkuptuar kjo, është munduar të ndërrojë kuptimin e bisedës duke thënë se në fakt e kishin fjalën për një lojë kumari e jo për luftën në Bosnjë, ndërkohë gazetari u kujdes që shpejt të ndërrojë temë.

Bregović foli edhe për takimin me Karaxhiçin në një kontekst më të gjerë, duke kujtuar një anekdotë për “takimin me Titon në tualet”.

Më poshtë e keni videon e intervistës në gjuhën serbe.

Karaxhic është dënuar nga Tribunali i Krimeve të Luftës në Hagë për krime ndaj njerëzimit dhe për gjenocid ndaj boshnjakëve. Ai ishte lider i serbëve të Bosnjës në kohën e luftës ku vdiqën mbi 100 mijë njerëz, e ku mbi 60 mijë prej tyre ishin boshnjakë.

Ndërkohë Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi sidomos me këngën “Kalashnikov”. Ai mori vëmendje së fundi kur u ftua si mysafir special në festivalin e Birrës në Korçë. Këngëtarë dhe fytyra të njohura shqiptare kanë reaguar kundër ftesës që i është bërë Bregoviqit duke kujtuar të kaluarën e tij.

Bregovic në vitin 2006 kishte marrë “Çelësin e Tiranëës” nga atëherë kryetari i Tiranës, Edi Rama. Ai kishte kënduar në një koncert po në Tiranë.