RajoniTop Lajme

Pamjet me dron/ Fluks në Portin e Durrësit, 5 tragete mbërrijnë nga Bari dhe Ankona, ‘zbarkojnë’ 7,500 udhëtarë

Shpërndaje

Vijon fluksi i hyrjes së udhëtarëve në Shqipëri nga vendkalimi kufitar i portit të Durrësit.

Për përballimin e tij kompanitë lundruese që operojnë në Portin e Durrësit po kryejnë lundrime vajtje-ardhje të trageteve, nga e mërkura deri të dielën e çdo jave. 5 tragete pritet të mbërrijnë vetëm këtë të shtunë në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës me afro 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi drejt brigjeve italiane.

Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoriteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë, mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë dhe 8, 396 të huaj, si dhe 5343 automjete. Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6 266 pasagjerë (2 037 shtetas shqiptarë + 4 229 shtetas të huaj) dhe 2036 automjete.