Rama publikon pamjet nga operacioni për fikjen e zjarrit në Karaburun: Është intensifikuar puna
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në vend dhe njofton se është intensifikuar puna për shuarjen e vatrave aktive.
Teksa bën një bilanc të të gjithë vatrave që janë aktive në vend, Rama ka publikuar dhe pamjet e operacionit që po zhvillohet për izolimin e zjarrit në Karaburun.
Sot në terren janë dhe dy helikopterë nga Holanda dhe Çekia që kanë nisur punën për fikjen e flakëve.
Edhe pse Forcat Armatosura dhe ato të Emergjencave Civile kanë punuar për shuarjen e flakëve, një vatër e re zjarri është ndezur në Gjirin e Gramës.