Maqedoni

Xhaferi: Është koha që BDI të rikthen pushtetin në Komunën e Gostivarit

Shpërndaje

Në mbledhje të përbashkët mes Kryesisë së degës, kryetarëve të Këshillave Vendore, anëtarëve të Kryesisë Qendrore dhe funksionarëve lokal e qendror, dega e Bashkimit Demokrat për Integrim – BDI në Gostivar me unanimitet të plotë ka zgjedhur Bashkim Hasanin Kryetar të Shtabit Lokal Zgjedhor për Zgjedhjet Lokale të Tetorit.

Propozimi u dha nga koordintatori i Njësisë së gjashtë Zgjedhore BDI për Zgjedhjet Lokale – 2021, z. Talat Xhaferi. Me këtë rast, Xhaferi potencoi që: “Tashmë janë krijuar rrethanat që Bashkimi Demokrat për Integrim të rikthen pushtetin në Komunën e Gostivarit”.

Pas zgjedhjes në krye të Shtabit Lokal, Hasani paraqiti kuadrot që do të drejtojnë Sektoret kryesore në suaza të Shtabit Lokal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar. Të gjithë drejtuesit e sektorëve janë figura reprezentative në strukturën e partisë dhe njëkohësisht drejtues të institucioneve të ndryshme.

Sekretar i Shtabit Lokal u zgjodh, z.Valdet Xhaferi, Sektori për Fushatën Zgjedhore dhe kontakt me opinionin, z. Nexhati Jakupi, Sektori për mbarvajtje dhe aktivitetet zgjedhore, z. Berat Dehari.

Sektori për Programin Zgjedhor, z. Pajtim Saiti, Sektori për Informim dhe Propagandë, zonj. Arta Bilalli – Zedeli, Sektori Informatik, z. Shpëtim Xhelili, Sektori për Marketing dhe Finaca, zonj. Fitore Aligega, Sektori Juridik, z. Ajet Ibrahimi, nga Forumi i Gruas – FG BDI, zonj. Gentiana Bekteshi, dhe përfaqësues i Forumit Rinor – FR BDI, z. Veton Sadiku.