RajoniTop Lajme

​Përurohet spitali për fëmijë, donacion 22 milionësh i Emirateve të Bashkuara

Shpërndaje

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës sot është përuruar Spitalin Pediatrik-Kirurgjik “Sheikha Fatima”, spital modern për fëmijë donacion nga Emiratet e Bashkuara të Amerikës, vlera e të cilit kap shifrën 22 milionë euro.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se në mars të vitit 2016 në këtë vend u vendos gurthemeli i këtij spitali dhe po këtë ditë u vulos miqësia mes nesh.

“Emiratet e Bashkuara i jepën krahë Kosovës në mjekësi duke e rrethuar Kosovën në vendet që kanë mjekësi moderne dhe shumë fëmijë të flejnë tani me qetë”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës tha se ky spital ofron shërbime më moderne të Kosovës në dispozicion me 100 shtretër.

“Ky spital është ndër më modernet dhe ka 100 shtretër dhe me teknologjinë e fundit. Ky është fryti i një pune disa vjeçare dhe do mbetet simboli i miqësisë tonë, do punojmë fort që ky spital të jetë angazhim i vazhdueshëm për humanizëm dhe pikë referente për profesionalizim dhe ku të vegjlit tanë do të mbushen me shpresë dhe do dalin nga këto me shëndet të plotë”, tha ajo

Duke falënderuar Emiratet e Bashkuara shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se ky spital do jetë vetëm projekti i parë që do vazhdojë edhe më shumë bashkëpunime tjera mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky projekt është investim në shëndetin e fëmijëve të cilët do kenë qasje në shërbime të specializuara që do ndihmojnë në diagnostikim të sëmundjeve dhe shërim të tyre.

Ai tha se institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ish presidentes se Kosovës, Atifete Jahjaga për ndërtimin e këtij spitali.

“Në mendje dhe zemrën tonë i kemi fëmijët, sidomos ata qe kanë nevojë për mbështetje. Do të kujdesimi për grupet e cenueshme të shoqërisë me fokus fëmijët. Ky projekt humanitar përveç përmirësimet të jetës të fëmijëve është dëshmi konkrete të miqësisë në mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe” tha Kurti.

Kryetari i Departamentit të Shëndetësisë në Emiratet e Bashkuarës, Sheik Abdullah bin Mohammed bin Butti Al Hamed, tha se Emiratet e Bashkuara sot institucioneve shëndetësore në Kosovës po ua dorëzojnë këtë spital i cili është iniciativë e sheikha Fatima, synim i të cilës ishte ndihma për gratë dhe fëmijët në Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se spitali pediatrik kirurgjik “Sheikha Fatima” po mundësohet fal miqësisë së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara.

Sipas tij, sot po përurohet spitali më modern në rajon që do ofrojë shërbime terciale për fëmijët e Kosovës me teknologjinë më të avancuar, kostoja e të cilës kap shifrën 22 milionë euro.