Maqedoni

BDI prezanton përbetimin e dytë, Komuna digjitale, administratë efikase

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar një nga pesë përbetimet e Programit zgjedhor, atë të Agjendës Digjitale, si një shtyllë shumë e rëndësishme e cila lehtëson jetën e qytetarëve dhe shkurton kohën për realizimin e shërbimeve.

Jeton Shaqiri nga BDI në konferencën për shtyp theksoi se një Administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht digjitale. “Komunat tona do të rrisin ndjeshëm transparencën, shërbimet ndaj qytetarëve, shpejtësinë në ofrimin e shërbimit, sepse e drejta e qytetarit për të nxjerrë një dokument, vërtetim, çertifikatë, etj, është e pakontestueshme dhe duhet të automatizohet.

Komunat do të jenë pjesë e sistemeve elektronike edhe në shkëmbimin elektronik të dokumenteve me institucionet qendrore, tatimore, bankare, etj. dhe pritja nëpër sportele do të ngel në histori”, tha Shaqiri.

Në vazhdim fjalimi integral:

Të nderuar qytetarë,

Të dashur motra e vëllezër dhe ju media të pranishme,

Sot këtu para juve prezantojmë një tjetër shtyllë të Programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, atë të Agjendës Digjitale, si një shtyllë shumë e rëndësishme e cila lehtëson jetën e qytetarëve dhe shkurton kohën për realizimin e shërbimeve.

Sllogani – “Zgjidh jetë dhe voto blertë”, është sllogan i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, që do të na shoqërojë të gjithë neve deri në fitoren e madhe.

Të nderuar,

Një administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht digjitale. Komunat tona do të rrisin ndjeshëm transparencën, shërbimet ndaj qytetarëve, shpejtësinë në ofrimin e shërbimit, sepse e drejta e qytetarit për të nxjerrë një dokument, vërtetim, certifikatë, etj. është e pakontestueshme dhe duhet të automatizohet.

Komunat do të jenë pjesë e sistemeve elektronike edhe në shkëmbimin elektronik të dokumenteve me institucionet qendrore, tatimore, bankare, etj. dhe pritja nëpër sportele do të ngel në histori.

Gjeneratat e reja tanimë kanë shkathtësi digjitale, të njëjtën do ta ofrojnë edhe komunat për të kapur hapin me trendet botërore. Agjenda digjitale nuk është vetëm opcion, është domosdoshmëri e kohës.
Komunat tona në bazë ditore do të jenë të obliguara që çdo denar të parave publike ta raportojnë në uebfaqe, sepse qytetarët duhet të dijnë ku shkon paraja e tyre e dhënë në formë tatimi.

Përmes agjendës digjitale komunat tona do të jenë të obliguara që t’i pranojnë edhe ankesat, problemet e paraqitura nga qytetarët rreth infrastrukturës, sigurisë, pastërtisë, apo për punën e ndërmarrjeve publike komunale.

Pra, premtojme dhe zotohemi në ndërtimin e komunës elektronike – apo E-komuna.

Të dashur qytetar,

Kjo nënkupton edhe digjitalizim të shkollave, internet të shpejtë, cilësorë dhe të lirë në të gjitha vendbanimet si dhe infrastrukturë përkatëse, posaçërisht nëpër vendbanimet rurale.

Komuna smart do të maksimizojnë efikasitetin në përdorimin e energjisë, ulin ndotjen e ambientit, lajmërojnë për rreziqe të caktuara dhe promovojnë turizmin lokal, rural dhe malor. Me një fjalë, komunat tona do të jenë më të banueshme.

Si parti fitues e të gjithë cikleve zgjedhore deri më tani, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kandidatët e saj për kryetarë komunash dhe këshilla komunal po ofrojnë zgjidhje për problemet konkrete në nivelin lokal, duke ecur mbi pesë shtyllat e përcaktuara që përmirësojnë jeton e qytetarëve në menyrë direkte.

Sot, po zgjedhim të blertën, po zgjedhim jetën, sepse kjo është e ardhmja më e mirë për ne dhe për brezat që vijnë.

Zgjidh Jetë, Voto blertë.