Bekim Jashari nga Prekazi: Faleminderit bashkëqytetarë të Idealit tonë!
Në 15 shtatorin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, në Prekazin e Ahmet Delisë, Emin Latit, Ali Fazlisë, Tahir e Nebih Mehës, babës Shaban, Komandantit Legjendar Adem Jasharit, Babushit Hamëzes, Ilaz Kodrës, Beqir Mehës, Ilir Lushtakut e shumë dëshmorëve tjerë të rënë për Lirinë tonë, përmbyllëm ciklin e takimeve me qytetarë para fushatës parazgjedhore, të cilin e filluam javë me parë tek kulla e heroit tonë Tahir Meha.
Rruga ime në shërbim të vendit nuk do të kishte kuptim pa prezencën dhe mbështetjen e familjes dhe mixhës Rifat, i cili për ne është gjysh, baba, axhë, vëlla, mik, me një fjalë udhërrëfyesi ynë jetësor.
Sot po ashtu takuam edhe banorët e fshatit Vajnikë dhe Izbicë, para të cilëve prezantuam punën tonë 4 vjeçare dhe vizionin për 4 vitet e ardhshme në udhëheqje të komunës sonë.
Mbështetja e qytetarëve për Idealin tonë të përbashkët është mesazh i qartë që Skenderaj nuk kthehet mbrapa, por vazhdon para në jetësim të amanetit të dëshmorëve e heronjve të kombit tonë.
Faleminderit bashkëqytetarë të Idealit tonë!
#Ideal113