Maqedoni

Besimi: Ndryshimet ligjore për financim të vetëqeverisjes lokale do të sigurojnë të ardhura stabile për komunat

Shpërndaje

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në konferencë për media bëri të ditur se ndryshimi i ligjit për financim të vetëqeverisjes lokale do të sigurojë të ardhura stabile të komunave.

“Ndryshimet e ligjit për financim të vetëqeverisjes lokale do të sigurojnë të ardhura stabile të komunave, qo dë të thotë sigurimin e kushteve më të mira dhe efikase të qytetarëve. Të ardhurat e komunave nga viti 2005 deri në vitin 2019 janë rritur për gjashtë herë nga 5.9 miliardë në 37 miliardë denarë”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se në seancën qeveritare kanë miratuar ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale.

“Në vitin 2024, të gjitha komunave në vend do t’u ndahen 6% e tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)”, deklaroi Zaev.

Zaev shtoi ky ligj do të mundësojë përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritjen e të ardhurave të komunave.