Georgievski: Maqedonasit e kanë vështirë të përballen me ndryshimet demografike në vend
Ish -kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Lubço Georgievski në debatin “Click Plus” në TV21 ka theksuar se maqedonasit e kanë të vështirë të përballojnë demografinë e ndryshuar në vend.
Ai shton se kjo ndryshon edhe demokracinë.
“Maqedonasit e kanë të vështirë të përballen me një ndryshim në demografi, dhe këto ndryshime në demografi sjellin ndryshime në demokraci, gjegjësisht një ndryshim në rregullat demokratike, e që kanë qenë të vlefshme deri më tani.
Më kujtohet shumë mirë që në zgjedhjet e para lokale në vitin 1996, në qytete, për shembull, në Kërçovë, Strugë apo Çair, VMRO-DPMNE dhe LSDM luftuan se kush duhet të ishte kryetar komune, dhe votat e shqiptarëve ishin në njërën anë ose tjetrën, përcaktuese se kush do të fitojë.
Ky është realiteti i ri në Maqedoni. Ndërsa sot kemi situatën krejtësisht të kundërt, blloqet shqiptare po hedhin kandidatët, dhe VMRO-DPMNE dhe SDSM janë këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin se kush do të jetë kryetar”, theksoi Georgievski. Sipas tij, qytetarët në vend duhet të jenë të vetëdijshëm për këto ndryshime./TV21