Maqedoni

Grubi: Qeveria sjell ekspertë gjerman për hetime në Covid qendrën modulare në Tetovë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka informuar opinionin se gjatë ditëve në vijim në vend do të arrijnë ekspertë gjermanë të policisë kriminalistike federale me qëllim që të ndihmojnë organet kompetente vendase në përcaktimin e arsyeve për zjarrin që kaploi qendrën Covid në Spitalin klinik të Tetovës.

“Bëhet fjalë për ekip ekspertësh që vjen nga Gjermania, me saktë nga “Bundeskriminalamt” institucion ky me traditë mbi 60 vjeçare të veprimit dhe me mbi 7.000 të punësuar. Gjatë këtyre hetimeve ekspertët do të ofrojnë mbështetje të lartë të ekspertizës, veçanërisht në pjesën e shkencave të forenzikës, analizat e ADN-në, hetimet elektronike dhe identifikimin”, ka shkruar më tej Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi shkrimin e tij e ka përmbyllur me fjalin: “E vërteta do të dal në pah.”