Maqedoni

Konfirmohet edhe nga ministria e shëndetësisë: Ka viktima, por ende nuk dihet numri nga shpërthimi i zjarrit në Tetovë

Shpërndaje

Zjarri që ka shpërthyer në spitalin modular të Tetovës është serioz. Nga MPB thonë se ekipe të tyre janë në teren por se nuk mund të konfirmojnë ose demantojnë se a ka dhe sa viktima ka në zjarrin.

Nga Ministria e Shëndetësisë jo zyrtarisht kanë konfirmuar se ka viktima por nuk mund të komentojnë rreth numrit.

Për shkak intensitetit të zjarrit, tre makina të njësitit të zjarrfikësve të Shkupit janë rrugës për në Tetovë.