RajoniTop Lajme

Kryeministri i Malit të Zi nuk lejohet të futet në Shqipëri, dalin pamjet

Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, raportohet që nuk është lejuar të futet në Shqipëri në doganë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari malazias, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në “Twitter”, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi

Menjëherë Krivokapic së bashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë u “detyrua” të fluturojë drejt Tiranës me avion. Vlen të theksojmë që për të hyrë në Shqipëri duhet të dokument vaksinimi, një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.