RajoniTop Lajme

Ku do ta vuajnë dënimin të akuzuarit e Speciales në rast se dënohen?

Shpërndaje

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova ka folur rreth mënyrës së funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ajo ka thënë se nëse do të ketë dënime, ato do të vuajnë dënimin jashtë Kosovës.

“Këto dhoma të veçanta janë të lidhura me secilin nivel të sistemit gjyqësor në Kosovë, megjithatë Dhomat do të funksionojnë sipas statutit të tyre dhe sipas rregullores së tyre të punës që është ekuivalente me kodin e procedurës. Ato do të jenë të vendosura në një vend të tretë dhe Dhomat do të jenë më staf ekskluzivisht ndërkombëtar, dhe do të ketë vetëm duke iu reflektuar këtij shkëmbimi letrash, do të ketë vetëm gjyqtar ndërkombëtar, gjyqtarët do të jenë në listë, por edhe nëse do të ketë dënime, ato do të vuhen jashtë Kosovës”, tha ajo.

Trendafilova ka mbajtur një fjalim, fillimi i të cilit u pengua nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate të cilët hynë me filikaça në sallën ku po mbahej konferenca duke kundërshtuar raportimin e saj.

Gjithashtu ajo ka mbajtur një fjalim të detajuar ku është shpjeguar se si janë themeluar Dhomat e Specializuara dhe funksionimin e tyre.