RajoniTop Lajme

Kurti: Biseduam me Ramën për heqjen e barrierave

Shpërndaje

Heqja e barrierave është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomit tona, do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa amë unik dhe njerëzit dhe mallrat tona të lëvizin sa më lirshëm.

“Dy qeveritë tona kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet, për këtë duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë barazi dhe mirëqenie ndërmjet dy vendeve. Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik që kapitali dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve të deritanishme, biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët e cila do të mbahet në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Po ashtu, edhe për emërimin e një sekretariati për mbikëqyrjen e këtyre marrëveshjeve”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.