RajoniTop Lajme

Kurti në Forumin Strategjik në Bled: Duhet një sërë reformash në sistemin vendimmarrës të BE!

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Forumin Strategjik në Bled duke thënë se duhet të ketë një sërë reformash në sistemin vendimmarrës i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kurti përmendi disa argumente përse shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë në BE duke thënë se do të ketë përfitime të mëdha.

“BE duhet përkrahur dhe të bëjmë reformat tona, zgjerimi i BE dhe reformat e brendshme shkojnë krah për krah, sidoqoftë duhet të ketë dhe një sërë reformash në sistemin vendimmarrës të BE, kemi pritur 2000 afganë, jemi vend i varfër, por ku bëhet fjalë për çështjet humanitare, nuk duhet thënë “pse”, por “si”, plus që partneriteti me SHBA është shumë e fortë, përfshirja e Ballkanit perëndimor në BE do të ketë përfitime të mëdha, kufiri i jashtëm i BE do të kufizohet me mijëra kilometra, pra kufiri i jashtëm në pikëpamjen e sigurisë, do bëhet më i vogël dhe më mirë për të dyja palët. Një në 3 qytetarë nuk jeton në ardhmen, por në ndonjë vend të BE, kështu që diaspora jonë do të jetojë në të njëjtën hapësirë, psh mbi 20% e GDP përbëhet nga dërgesat e diasporës”, tha Kurti.