LAJM I FUNDIT/ Lulzim Basha përjashton nga grupi parlamentar i PD-së Sali Berishën
Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një video mesazh tha se, z.Berisha nuk do të jetë anëtarë i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, transmeton ALBAZONE MEDIA.
Një pjesë nga video mesazhi i Bashës:
Ne e konsiderojmë alenacën me Shtete e Bashkuara një aleancë strategjike.
Zoti Berisha ka theksuar se do të vijojë betejën ligjore personale pa përfshirë Partinë Demokratike.
Unë kam vendosur se deri në përfundimin e kërkesës ligjore të zotit Berisha, zoti Berisha nuk do të jetë anëtarë i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.