Rajoni

Lëkundjet e sotme në Shqipëri, në të njëjtën ditë dhe orë me 21 shtatorin 2019

Shpërndaje

Tërmet me magnitudë 3.7 Rihter në Klos

Një tërmet me magnitudë 3.7 Rihter lëkundi vendin pasditen e së martës. Epiqendra e tij u regjistrua në afërsi të Klosit në orën 16:04 minuta, por lëkundjet u ndien deri në Tiranë. Sizmologët thonë se kjo është një vatër e njohur.

Koiçidenca e këtij tërmeti lidhet me faktin se ai u shënua në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë me lëkundjen e 21 Shtatorit 2019 i cili kishte një magnitudë më të madhe me 5.8 Rihter dhe epiqendër në Detin Adriatik. Sizmologët thonë se lëkundjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Tërmeti i 2 viteve më parë shkaktoi dëme të shumta materiale ndërsa për lëkundjen e kësaj të marte nuk raportohen të tilla. Tërmeti i Shtatorit 2019 u pasua nga ai i 26 Nëntorit që shkaktoi 51 jetë të humbura dhe shkatërrime të shumta, një pjesë e pasojave të së cilave janë ende sot të pambyllura./Tv Klan