Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe: Përgjegjësi, pas përfundimit të hetimit

Shpërndaje

Tetova dhe e tërë Maqedonia është në zi. Zjarri në spitalin modular në Tetovë u mori jetën 14 personave. Viktimat janë të moshës nga 29-79 vjeçare, por identifikimi i plotë i tyre vazhdon akoma.

Arsyet e zjarrit që shkrumboi spitalin nuk dihen akoma por hetimi vazhdon. Dëshmitarët e rastit dhe familjarët e pacientëve përshkruajnë tmerrin që kanë përjetuar mbrëmë.

Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe në deklaratën e parë, rreth 20 orë pas tragjedisë, nuk zbardhi detaje lidhur me shkaqet. Ai tha se nuk do t’i shmanget përgjegjësisë por do të presë përfundimin e hetimit.

Konferenca për shtyp është në gjuhën maqedonase.