MaqedoniTop Lajme

“Monstra”, Kurti i bindur se ky dhe rastet e tjera nuk janë zbardhur

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur është për rastin “Monstra”, apo nëse me kryeministrin Zoran Zaev kanë diskutuar për ekstradimin e dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Kosovë, e që janë dënuar për vrasjen e pesëfishtë, në Shkup, në vitin 2012. Kurti, tha se ministrat e drejtësisë së dy vendeve, janë në kontakt dhe se po bashkëpunojnë për këtë çështje. Por, ai tha se me kryeministrin kanë biseduar edhe për raste të tjera pasi ka dyshime se nuk janë zbardhur deri në fund, duke aluduar në rastin e Kumanovës.

“E dimë se nga e kaluara ne trashëgojmë raste tragjike e shumë të rënda, për të cilat ka pasur edhe procese të vështira. Ka ende raste të cilat për bindjen time nuk janë zbardhur deri në fund e për të cilat ende nuk e kemi të vërtetën e plotë dhe bashkë me kryeministrin Zaev kemi diskutuar se kemi nevojë jo vetëm për mbështetjen por edhe për ndihmën ndërkombëtare, që drejtësia për të gjithë qytetarët, e në vecanti për viktimat të shkoj në vend deri në fund, që të mësohet e vërteta deri në fund”- deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.