MaqedoniTop Lajme

Prokuroria jep detaje për zjarrin tragjik në Tetovë

Shpërndaje

Prokuroria Publike ka bërë të ditur se po vazhdojnë aktivitetet që po i ndërmarrin pesë prokurorët për të vërtetuar shkaktimin e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona.

“Janë sjellur urdhra për kryerjen e autopsisë mjeko-ligjore dhe identifikimin e trupave të të vdekurve në Institutin për Mjekësi Ligjore. Nga raportet o dorëzuara në Prokurori, vërtetohet se nga viktimat tetë gra dhe gjashtë bura të moshës nga 29 deri 78 vjet. Prej tyre 12 persona kanë qenë të hospitalizuar si pacientë me coronavirus në spital. Nga 14 të vdekurit, dy persona janë njëra bashkëshorte e një pacienti dhe bija e një paciente dhe këto janë personat të cilët nuk janë hospitalizuar”, informojnë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria theksojnë se po hetohet arsyeja e pranisë së tyre në momentin e aksidentit, përkatësisht nëse nëse kanë qenë më gjatë në spital ose kanë hyrë brenda pas zjarrit për t’i evakuuar familjarët e tyre. Ndërkaq nga prokuroria gjithashtu shtojnë se kanë siguruar edhe incizime nga spitali i Tetovës, nga objektet përreth, banesat, shtëpitë si dhe video materiali i publikuar nga individë dhe videot nga rrjetet sociale.