RajoniTop Lajme

Shtrenjtohet buka! Rritet çmimi me 10 lekë nga disa furra, shkak mungesa e grurit

Shpërndaje

Çmimi i bukës në vend, ndonëse jo në të gjitha furrat, ka pësuar një rritje me 10 lekë në ditët e fundit. Rritja me 14% ka ardhur si reaksion zinxhir që nis nga importi i grurit dhe miellit, te prodhimi e më pas tregtimi.

Importuesit thonë se çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur me rreth 130 dollarë për ton brenda një viti. Por, rritja nuk ka ndodhur uniformë në gjithë tregun.

Ata prodhues që ende nuk i kanë rritur çmimet, paralajmërojnë që do e bëjnë në ditët në vijim.

Rritja e çmimit të grurit, sipas tregtarëve, ka ardhur për shkak të rënies të prodhimit nga shtetet si: SHBA, Kanada dhe Rusia. Thatësirat ndikuan si te rënia e prodhimit, ashtu edhe te rendimenti.