Tateshi: Sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë
Mjeku oftamolog, Bekim Tateshi nga radhët e ASH-së i ftuar në emisioni “Rruga drejt” në Alsat tha se sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë. Dhe sipas atij, kjo jo prej tani, por zgjat prej kur Maqedonia është e pavarur. Sipas Tateshit Me pavarësinë e Maqedonisë nuk arritëm që shëndetësinë ta mbajmë në nivelin që e kemi pasur deri atëherë. Tateshi foli edhe për tragjedinë e Tetovë ku akuzoi se gjendja në këtë spital është keq menaxhuar dhe neglizhuar plotësisht. “Nëse në spitalin modular të Tetovës, është dëmtuar një nga tre gypat e oksigjenit, dhe pikërisht gypi që nuk transportonte oksigjen, kjo tregon se dikush prej brenda e ka bërë atë. Dhe kjo është një shenjë se diçka po ndodh”- tha Tateshi.