MaqedoniTop Lajme

Tragjedia në Tetovë, reagon Meta: Mendimet dhe lutjet e mia janë për njerëzit atje

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zjarrin e madh në Spitalin e Tetovës, ku raportohet se ka edhe viktima. Meta shprehet se tragjedia është e rëndë, duke shtuar se mendimet dhe lutjet e tij janë për Tetovën.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

“Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.

Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.

Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!

Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!”