RajoniTop Lajme

Ushtria serbe në gjendje gatishmërie në kufi me Kosovën, pret urdhrin e Vuçiq (Video)

Shpërndaje

Njësitë e Ushtrisë së Serbisë janë në gjendje gatishmërie afër kufizimit me Kosovën, në Rashkë dhe në Novi Pazar.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se kjo është bërë për të përçuar mesazh se janë “të gatshëm për t’i mbrojtur njerëzit e vet”, raporton Klix.ba, transmeton Klankosova.tv.

“Rrahja e serbëve është fatkeqësi. Presidenti Vuçiq kishte të drejtë kur tha se kjo do të ngjante. Kjo ishte pjesë e një fushate të organizuar”, ka thënë Stefanoviq.

“Ne do ta bëjmë punën tonë pa provokuar askënd, por do të jemi në gjendje për t’i mbrojtur njerëzit tanë, sapo të na vjen urdhri nga presidenti”.