Maqedoni

Vazhdojnë pakënaqësitë tek LSDM-ja, në Radovish janë djegur librezat partiake

Shpërndaje

Anëtar të LSDM-së nga Radovishi, të afërt me kryetarin aktual të komunës Gerasim Konzulov, dje kanë dalë në protestë. Ata thonë se janë duke protestuar për shkak se nuk janë të kënaqur nga përzgjedhja e kandidatit për kryetar komune Kole Çarakçiev, i cili mbrëmë ishte paralajmëruar nga partia.

Televizioni lokal “Kobra” ka informuar se në protesta është djegur flamuri partiake, ndërsa gjithashtu janë djegur edhe librezat e antarësisë.

Kujtojmë se edhe në komunën e Kumanovës ka pasur pakënaqësi tek LSDM-ja, pasi që kryetari i tanishëm Maksim Dimitrievski ka dorëzuar kandidaturën si i pavarur, ndërsa partia ka emëruar një kandidat tjetër.

Dimitrievski madje është përjashtuar edhe nga partia./shenja

VIDEO