YouTube do të bllokojë të gjitha përmbajtjet kundër vaksinave
YouTube po lëviz në drejtim të bllokimit dhe largimit të të gjithë përmbajtjes që përhap dezinformata në lidhje me vaksinat kundër COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera, të tilla si fruthi, hepatiti dhe lija e ujit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania e videove në internet në pronësi të Google tha në një postim në blog të mërkurën se çdo përmbajtje që “pretendon në mënyrë të rreme se vaksinat e miratuara janë të rrezikshme dhe shkaktojnë efekte kronike shëndetësore” do të hiqet.
“Kjo do të përfshijë përmbajtje që thotë në mënyrë të rreme se vaksinat e miratuara shkaktojnë autizëm, kancer ose infertilitet, ose se substancat në vaksina mund të gjurmojnë ata që i marrin ato”.
Që nga viti 2020, Google thotë se ka hequr 130,000 video për shkeljen e politikave të kompanisë për vaksinën COVID-19, dhe thotë se po i rrit ato përpjekje.
“Ne po zgjerojmë politikat tona të dezinformimit mjekësor në YouTube me udhëzime të reja mbi vaksinat e administruara aktualisht, të miratuara dhe konfirmuara si të sigurta dhe efektive nga autoritetet shëndetësore lokale dhe OBSH”, tha kompania.
Kompania do të heqë video individuale nga disa përdorues, dhe – siç u raportua për herë të parë nga Washington Post – do të shkojë deri në fshirjen e llogarive tërësisht të shpërndarësve serik të dezinformatave. /Telegrafi/