Zaev e konfirmon: Maksim Dimitrievski do të përjashtohet nga LSDM
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, paralajmëroi sot përjashtmin nga radhët e LSDM-së kreun aktual të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Kjo për shkak se Dimitrievski do të garoj edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, por jo si kandidat i LSDM-së, por si kandidat i pavarur.
“Vetë statuti i LSDM-së, nisur nga të gjitha përcaktimet demokratike, e ka parashikuar një gjë të këtillë, që kur të vendosni që ta braktisni LSDM-në kjo është shkruar në disa mënyra se si atë mund ta bëni, një nga to është pikërisht edhe kjo, largoheni nga LSDM-ja dhe merrni pjesë si kandidat i pavarur. Maksim Dimitrievski, u përcaktua për këtë, ky është një vendim i tij, dhe Maksimi u nis kundër Maksimit dhe definitivisht LSDM-ja në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm Maksim Dimitrievskin do të përjashtohet nga partia. Këtë e din edhe Maksimi”, u shpreh Zaev.
Zaev tha se LSDM do të fitojë në Kumanovë, madje, sipas tij, që në rrethinë e parë.