Zaev tregon cilat jane dy kërkesat konkrete të Bullgarisë
Udhërrëfyesi, emër i shkurtë dhe i gjatë i shtetit, mospërzierja në punët e brendshme dhe korniza negociuese, e cila është punë e BE-së me Bullgarinë, janë hapat konkret në të cilat punojmë dhe besoj se do t’I përfundojmë deri në fund të vitit, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se cilat janë hapat konkret që kreu shtetëror bullgar dje I kërkoi të përmbushen nga Shkupi, në takimet me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji.
“Besoj se tërë këta muaj prapa ndërtuam miqësi shtesë, tregtia po rritet, kemi investime të ndërsjellta në të dy vendet, bashkëpunimi mes institucioneve është gjithnjë e më I dukshëm, infrastruktura mes dy vendeve gjithnjë më shumë e më shumë po përmirësohet sepse nuk është vetëm juridike formale e se çka do të arrihet, por me rëndësi është edhe ta përmirësojmë bashkëpunimin e përgjithshëm dhe ndërlidhjen infrastrukturore mes dy vendeve”, tha Varheji.
Sqaroi se së pari nevojitet të ketë note diplomatike në të cilën do të përshkruhet se emir I shkurtë është I njejtë me emrin e gjatë, përkatësisht Maqedonia e Veriut është I njejtë me Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe se nuk kemi pretendime territorial, se nuk përzihemi në punët e brendshme, su dhe për të drejtat e pakicave, duke cekur se për shkak se janë qytetarë të Republikës së Bullgarisë dhe I kanë të drejtat e tyre si njerëz, si idnividë t’I kërkojnë të drejtat e tyre siç është edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo është organizuar edhe në të gjitha vendet evropiane.
Këtu, shtoi, hyn edhe bashkëpunimi sektorial mes institucioneve nga të gjitha sferat, përfshirë sferën e infrastrukturës, arsimit dhe punës dhe socials, si dhe kultura, sporti dhe shëndetësia. Sipas Zaevit, me rëndësi është të reagohet edhe në parandalimin e fjalorit urrejtës, para së gjithash vetë institucionet të kenë kujdes përmes aktiviteteve të veta të ndërtojnë miqësi, e jot ë provokojnë armiqësi të caktuara, por edhe të veprojmë me bisedime, me thirrje, kur bëhet fjalë për subjekte private.
Ai shprehi gatishmëri që Bullgaria të jetë partneri I dytë I shtetit, krahas Greqisë, që do të kujdeset për qiellin e Maqedonisë.
Lidhur me përmendoret, Zaevi tha se një pjesë e madhe e përmendoreve që janë edhe në Bullgari edhe në Maqedoni të Veriut, duhet të jenë në frymë miqësore, kështu që, theksoi, fashizmi nuk guxon të ketë dimension etnik.
“Në disa përmendore të caktuara kjo tek ne tashmë është bërë. Ku ka qëndruar – okupatori fashist bullgar – tani tashmë qëndron okupatori fashist, sepse nuk mund të akuzoni një komb për atë, për pjesëmarrje në paktin e tretë në atë kohë apo ngjashëm. Kështu që në atë pjesë ku pyetni për ndryshim të emërtimeve, të muzeve dhe ngjashëm, jo, nuk kemi nevojë. Ne muzetë i kemi në rregull, por disa përmendore të caktuara në tërësi, disa libra të caktuar edhe në Maqedoni të Veriut edhe në Bullgari, përkatësisht në të dy vendet di të duhet në frymën e miqësisë t’i mësojmë edhe gjeneratat e ardhshme”, tha Zaevi.
Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ndryshojnë librat shkollorë të historisë, Zaevi tha se jo, por flitet për terme ku qëndron emërtimi I kombit miqësor, ajo është Bullgaria e lidhur me okupatorin fashist. “Askund në Evropë nuk përmendet emir I kombit, përmendet okupatori fashist dhe në atë frymë, në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë normalisht presim kjo ë bëhet. Kemi njohur dsia dobësi të caktuara edhe në librat bullgarë, janë të gatshëm gjithashtu edhe nga an bullgare ta bëjnë atë sepse ashtu ndërtohet miqësia sepse as nipërit e tyre dhe fëmijët e gjeneratave prapa, as ndërkaq në atë kohë mund të kualifikoni tërë një komb për një përcaktim konkret”, theksoi Zaevi.
Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji ishte për vizitë në Sofje, ku bisedoi me kreun shtetëror bullgar, ndërsa temë e bisedimeve ishte edhe eurointegrimi I Maqedonisë së Veriut. Kreu shtetëror bullgar e përsëriti pozicionin e Bullgarisë lidhur me çështjen ndaj Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar nga Shkupi të tregojë hapa konkret dhe garancë për përmbushjen e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.