MaqedoniTop Lajme

Ahmeti nga Debreshi: Kërkojë mobilizim pasi na duhen edhe komunat për të jetësuar Agjendën e gjelbër

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zv.kryeministri i parë Artan Grubi, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kandidati i BDI-së për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta kanë zhvilluar takim me banorët e fshatit Debresh.

“Ju faleminderit për votat që na i dhatë me 17 tetor për mua dhe për këshillin. Ju votuat për një Debresh dhe Gostivar më të mirë. Në këto zgjedhje dalim me program të cilin e kemi përgatitur së bashku me iniciativën Gostivari që duam. E kemi edhe Agjenden e gjelbërt. Këto programe do të zgjedhin një e herë e përgjithmonë kanalizimin dhe ujësjellësin në Debresh. Këto investime do të realizohen nga tre buxhete, ai i komunës, buxheti i shtetit për të cilën e kemi mbështetjen e kryetarit Ali Ahmeti. Buxheti i tretë janë fondet që do të sigurojmë nga fondet ndërkombëtare. Për dallim për të tjerëve vijmë të punojmë, të realizojmë projekte prandaj kërkojmë mbëshetetjen tuaj. Me 31 tetor ne së bashku me ju do ta festojmë fitoren e madhe të BDI-së”, deklaroi kandidati i BDI për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti nënvizoi para debreshasve se takimi me ta ishte inicuar nga vetë ai.

“Është e vërtetë se unë kam kërkuar takim me ju me qëllim që sadopak atë haoësirë brenda këtij virusi që ka ekzistuar, ne jemi larguar. Me vaksinat sadopak rreziku ulet dhe vaksinimi duhet të vazhdojë. E thirra këtë takim pasi ne njihemi 20 vite e ju e dini se shërbimi ynë ka qenë për qytetarët, pa dallim cilës parti politike i takojnë. Kemi demostruar kulturë dhe desha të dëgjojë nga ju se ku kemi gabuar këto 20 vite. E di se kombtarisht, shwiptarët i kemi ngritur me simbole e me asrim sipëror me tre universitete, e kemi gjuheën, përfaqësimin e drejtë nëprë institucione. E di se duhet akoma dhe më besoni si vëllau vëllanë se kemi mungesa pasi kemi qenë të etur e aho nuk shuhej menjiherë. Edhe ajo që është bërë nuk ishte e lehtë për tu arritur. Kam apeluar që shqiptarët të kenë dy blloqe, dy parti pasi në takim me ndërkombëtarët më vinte turp se ne ishim me gjashtë delegacione si shqiptarë kurse pala tjetër me dy. Tash kemi hapur kapitull të ri. Tani jo vetëm avancimi por edhe duhet të imolementohet ajo, kemi dy institucione për këtë të krijuar. Kemi bërë një bilanc të MO dhe shihet se kërkesat nga aty kanë hyrë në binarë. Prandaj sot kemi kapitull të ri pra Agjendën e gjelbër. Kemi më shumë vite që e kemi futur në proces por tash Malin Sharr e bëmë park nacional, korridori tetë si projekt ka kaluar në kuvend, rruga e Arbrit u nënshkrua të hënën, gazifikimi që në pranverën e vitit të ardhshëm pritet nga Gostivari të dalim në Korçë për të mos na penguar askush. Derisa i kemi gjithë këto projekte edhe ato për plehrat, ujërat e zeza me vlera të mëdha kapitale dhe na duhen edhe komunat pasi duhet eksprorpoimi i tonës për korridorin tetë, gazifikimin, etj. Ne kemi njerëz që mund të udhëheqin me këto projekte të mëdha dhe nëse i kemie dhe komunat këto projekte do të realizohen më lehtë. Kemi punuar për krijim të kuadrove për 20 vite e ku të shkosh ata janë mburrje në Uashington, Bruksel. Pa mos qenë i sigurtë për këtë kapital nejrëzor une nuk dal para jush. Ne nuk votojmë për Nevzatin, por për këto projekte që i përmenda. Na duhet sundimi i ligjit, ambienyi i pastër pasi BE pa këto nuk ti hap dyertë. Në fudn dua tu them të mobiliziheni. Pastaj nuk e di se si dalin të tjerët të thonë se na mbështet VMRO-ja, jo me VMRO në Kërçovën time e në Gostivar. Deri dje u shanë, vranë e sot bëhen bashkë. Jam për komunikim por jo për këto mbëdhtetje si ato. Ne duam barazi të plotë pa paragjykime. Unë vlerësoj se ju do të vendosni drejtë të gjithë rreth 1000 votues në Debresh dhe ne duhet së bashku me Nevzatin duhet të jemi më të kujdesshëm për Debreshin që gjërat ti lëvizim për së mbari”, deklaroi lideri i BDI, Ali Ahemti.
Pas Ahmetit, vijuan pyetjet nga banorët e Debreshit. Banorët kërkuan kanalizimin, rregullimin e disa rrugicave dhe ujësjellësin e fshatit. Disa banorë kërkuan edhe vende pune për më të rinjtë e këtij fshati.